Debatit mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu ka bashkuar edhe Kolegjiumi i Degëve të LDK-së në Prishtinë, pas akuzave që hapi sot Vetëvendosje, duke zbuluar lidhjet biznesore të djemve të kryeministrit, Isa Mustafa me biznesmenin serb, Miroslav Mishkoviq.
LDK i është kundërpërgjigjur statusit të postuar në Facebook nga kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, duke thënë se Shpend Ahmeti dhe padronët e tij, komisarë të VV-së, siç i quan LDK, është më mirë të mbyllin kanalizimin në Emshir dhe të mirren me punë të tjera komunale, se sa të citojnë ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq dhe kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.
Ky është reagimi i plotë i LDK-së:
Kryetari i dështuar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, paska marrë prapë përsipër që të merret me çështje madhore, pasi që punët në kryeqytet i ka bërë fet.
Pasi ka neveritur qytetarët e kryeqytetit me keqmenaxhimin gati kriminal të Komunës, duke e shndërruar objektin e Komunën së Prishtinës në një kazermë banditësh që përgatisin molotovë për të djegur institucionet e shtetit, shtëpitë dhe makinat private të zyrtarëve të shtetit, Shpend Ahmeti, tash po përpiqet të bëjë analiza më të gjera politike.
Në një status në Facebook, Ahmeti se ka dert të luajë rolin e zëdhënësit të Daqiqit duke e cituar fije për pe, me korrektësi prej daktilografi, se çfarë ai paska thënë një natë më parë.
Shpend Ahmeti dhe padronët e tij, komisarë të VV-së, të cilët burim të vetëm të informimit për Kosovën e kanë Daqiqin, Vuqiqin dhe të tjerët në Beograd, është mirë të fillojë të mbyll ndonjë kanalizim në Emshir, të shtrojë ndonjë rrugë në Mat, të zvogëloj radhët 6 orëshe për një certifikatë në Komunë, të rregullojë trafikun…
Ndërsa në pyetjen e tij se “si arritëm deri këtu?” i bëjmë me dije Ahmetit me shokë, se Republika e Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur, i njohur nga më shumë se gjysma e shteteve të Kombeve të Bashkuara, është rezultat i sakrificave të jashtëzakonshme të popullit të Kosovës, i rezistencë s paqësore të qytetarëve dhe elitës intelektuale, i luftës së lavdishme çlirimtare dhe përkrahjes së SHBA-ve dhe vendeve të tjera mike perëndimore.
E dimë që Shpend Ahmeti dhe shokët e tij ultra-majtistë nuk besojnë dhe po i luftojnë këto vlera dhe të arritura, por populli i Kosovës, duke përfshirë qytetarët e Prishtinës, nuk do të jetë kurrë peng i skenarëve dhe “alternativave të domosdoshme” të tyre.
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen
KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 23 komun...
54 aksidente dhe afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fund...