Federatës së Taekwondo-së të Kosovës ka zgjedhur kryesinë e përkohshme të përbërë nga Gazmend Preniqi, kryesues, Besnik Grajçevci, anëtar dhe Maxhun Berisha, anëtar.
Kjo pasi ka filluar procesi i riorganizimit të këtij institucioni, proces i cili ka rrjedhur si obligim në bazë të dokumenteve të lëshuara nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e cila kishte konstatuar shkeljet ligjore nga tanimë ish-Kryesia e FTK-së.
“I njoftojmë të gjithë personat të cilët kanë qenë të zgjedhur apo emëruar në funksione brenda FTK-së se që nga data 21.01.2016 në bazë të Rekomandimit nr. 71/2016 ka përfunduar mandati i të gjitha organeve të FTK-së, duke përfshi edhe Kryetarin dhe Kryesinë e FTK-së. Prandaj, i njoftojmë se ju ndalohet të vazhdojnë të thirren në pozitat e mëhershme, të marrin vendime apo të ndërmarrin veprime duke u thirrur në emër të FTK-së apo në funksionin që kanë ushtruar. Çdo veprim apo vendim i tyre përpos që është i pavlefshëm, përben bazë të mjaftueshme për të iniciuar ndjekje penale nga organet shtetërore”, thuhet në nj ë njoftim të kësaj federate.
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen
KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 23 komun...
54 aksidente dhe afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fund...