Miq, familjarë dhe udhëheqës komunal të Vitisë, sot në 35-vjetorin e rënies, kujtuan heroin e çështjes kombëtare Sherif Frangun, i cili ishte vrarë gjatë demonstrate studentore të viti 1981 në Ferizaj.
Në këtë akademi, e cila ishte organizuar nga këshilli i fshatit Sllatinë dhe me mbështetje të Komunës së Vitisë, u vlerësua lartë vepra e Sherif Frangut duke u konsideruar shembull për brezat e ardhshëm.
Nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se në Pranverën Shqiptare të vitit 1981, gjatë të cilës ra edhe Sherif Frangu, rinia e Kosovës dridhi themelet e Jugosllavisë me demonstratat studentore.
“Pranvera ishte në nisje për rrugëtim drejt lirisë që po vinte. Rinia kosovare në pranverë të ‘81-ës dridhi themelet e Jugosllavisë. Demonstratat e viti ‘81 ishte shpërthim i të rinjve që qëllim kishin çlirimin nga pushtuesi”, tha ai.
Ndërsa, publicisti Ismet Rashiti tha se Sherif Frangu ra për të mos vdekur kurrë, derisa luftonte për realizimin e idealeve.
“Sherif Frangu ra për të mos vdekur kurrë për realizimin e idealeve. Këto demonstrata hapën faqe të re dhe bënë kthesë të rëndësishme. Ngjarjet e pranverës ‘81 shënuan një epokë të re të rezistencës “, tha ai.
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen
KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 23 komun...
54 aksidente dhe afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fund...