Derbi i Romës do të jetë epiqendra e javës së 31-të në Serinë A.
Kjo sfidë që për arsye sigurie do të zhvillohet sërish në drekë, më konkretisht të dielën në orën 15 sheh skuadrën e Spalettit më të favorizuar edhe për shkak të formës që po kalon ekipi “verdhekuq”.
Tekniku toskan nuk ka probleme për tu evidentuar përsa i përket formacionit dhe nën rreshtimin 4-2-3-1 do të vendosë pas krahëve të Dzekos, treshen Perrotti-Pjanic-Salah.
Ndërkohë që Pioli ka jo pak shqetësime, përveç Lulic që është i skualifikuar do të mungojnë edhe të dëmtuarit Basta, Radu, De Vrij e Milinkovuc-Savic, në sulm do të jetë veterani Matri, i mbështetur nga Anderson, Candreva e Parolo. Berisha do ulet sërish në stol. Kjo supersfidë nuk i ka kursyer asnjëherë dozat e agonizmit.
Juventusi kryesues do të presë në “Juventus Stadium” Empolin. Mungesat janë të shumta për Allegrin, Khedira, Bonnucci e Alex Sandro janë të pezulluar, kurse të dëmtuar janë Chiellini, Dybala e Marchisio.
Emergjence jo e vogël për teknikun bardhezi që do të rreshtojë në sulm Mandzukic e Moratën, ndërsa qëndra e mbrojtjes do të formohet nga Rugani e Barzagli.
Napoli do të përballet në transfertë me Udinesen. Elseid Hysaj është rikuperuar plotësisht pas dëmtimit të lehtë të pësuar në miqësoren me Austrinë dhe do të jetë rregullisht në formacion, me pjesën ofensive të napoletanëve që do jetë ajo e përhershme, me tredhëmbëshin Insigne, Higuain, Callejon.
Interi do të presë me një skuadër të plotë Torinon. Trajneri Mancini pritet të përzgjedhë për këtë sfidë Ljajic, Eder dhe Perisic në mbështetje të kapitenit Mauro Icardi.
Milani do të luajë në Bergamo ndaj Atalantës. Juraj dhe Niang janë mungesat e vetme. Alex e Romagnoli pritet të formojnë dyshen difensive, kurse sulmi do të përbëhet nga Carlos Bacca dhe Aluiz Adriano.
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen
KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 23 komun...
54 aksidente dhe afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fund...
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...