Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq i është kundërpërgjigjur Kryetarit të Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, duke thënë se më vjen keq që Bakir Izetbegoviq ka thënë se dikush nga Beogradi e kërcënoi Bosnjën dhe Hercegovinën, pasi një gjë e tillë nuk është bërë, transmeton Indeksonline.
“Si kryeministër i Serbisë nuk është se flas vetëm për të bërë fushatë elektorale. E vërteta është një dhe plotësisht e qartë. Bakir Izetbegoviq nuk e kam ndërmend që vetëm pas dy ditëve pas përfundimit të marrjes se vendimit të dënimit të Radovan Karaxhiq, të marrë vendim që për pajtim në mes vendeve, ai është një propozim për hakmarrje ligjore dhe politike kundër serbëve “, tha Vuçiq.
Poashtu, Vuçiqi tha se: “nuk është koha që Bakir Izetbegoviq të kërcënojë Serbinë në këtë formë, gjithashtu, ne nuk do të tolerojë kërcënimet e tyre, për shkak se ata nuk e dinë tjetër alternativë”.
Serbia dënon të gjitha krimet dhe të gjitha format e dhunës.
“Do të ishte mirë nëse Bakir Izetbegoviç, të jetë i gatshëm për tu marr me krimet kundër serbëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, që vrasësit dhe kriminelët të dalin para drejtësisë”, ka thënë Vuçiq.
“Nëse kjo bëhet atëherë jam i sigurt, se do të jetë një fillimi i mirë i për të kontribuuar të ketë paqe në Ballkan. Serbia është plotësisht e angazhuar për paqen, pajtimin, çdo apelim apo ankesë, si dhe politizimi të rasteve individuale, fajtor për konfliktet nuk do ta hedh tek popullit boshnjak, apo në asnjë komb tjetër të ish-Jugosllavisë “, ka thënë Vuçiq.
Horoskopi ditor
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...