(II) Shefi i Operativës së Policisë për veriun e Mitrovicës Zhelko Bojiq e ka konfirmuar se një trup i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Ibër.
Por Bojiq nuk ka dhënë detaje për identitetin e trupit të gjetur.
Arbresh.info ka raportuar se në orët e mbrëmjes njësia e zjarrfikësve në Zvecan ka gjetur një trup të pajetë në lumin Ibër në vendin e quajtur “Simonida”./Arbresh.info/
(I) Në orët e mbrëmjes është gjetur një trup I pajetë në lumin Ibër. Trupi është gjetur në vendin e quajtur “Simonida” në veri të Mitrovicës por që ende nuk dihet identiteti i tij.
Sipas burimeve trupin e kanë gjetur njësiti i zjarrfikësve të komunës së Zveçanit.
Ende nuk janë marrë detaje në lidhje me këtë rast as nga Policia as nga autoritetet e Zveçanit.
Mësohet se në gjashtë muajt e fundit në vendin ku dyshohet se ka rënë i riu 17 vjeçar S.Alushi nga Suhadolli kanë humbur edhe tre persona tjerë.
I riu Alushi javën që shkoi ka humbur pa gjurmë dhe dyshohet se është rrëmbyer nga ujërat e lumit Ibër,por pavarësisht kërkimeve të FSK-së ai ende nuk është gjetur./Arbresh.info/
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje