Trajneri i Paris Saint- Germainit, Laurent Blanc ka insistuar se ekipi i tij nuk duhet të fokusohet vetëm në Lionel Messin në ndeshjen që Parisi e zhvillon ndaj Barcelonës në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Blanc ka pranuar se “Messi është i pandashëm”, por ka pohuar se klubi francez duhet të zhvillojë një ndeshje të jashtëzakonshme për tu kualifikuar në gjysmëfinale.
“Lionel Messi është i pandashëm. Nëse ai shënon 40 gola do të thotë se ka pasur sezon të keq! Por ne nuk mund të fokusohemi vetëm në të. Zgjidhja duhet të jetë kolektive, ruajtja e një lojtari nuk na kryen punë”, ka thënë Blanc.
“Ne duhet të jemi agresivë në mbrojtje, por në kuptim të mirë. Duhet të jemi në gjendje t’i ndalim sulmuesit e tyre”.
Paris Saint Germain e pret nesër Barcelonën në ndeshjen e parë të çerekfinales.
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...