Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, të cilin e ka njoftuar për sfidat e Kosovës.
Në një postim në rrjetin social në Facebook, Haradinaj ka shkruar se me ambasadorin e ri britanik ka diskutuar për pakënaqësinë me qeverisjen aktuale dhe defektet e saj.
“O’Connell e njoftova me sfidat me të cilat po përballet vendi ynë, pakënaqësinë me qeverisjen aktuale, defektet dhe mangësitë e saj, si dhe me mosgatishmërinë e këtij koalicioni qeverisës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për mungesën e vullnetit të këtij koalicioni qeverisës për sundim të ligjit, shtet të së drejtës dhe për zhvillim ekonomik”, ka shkruar Haradinaj.
“Ambasadorit O’Connell, ia përcjella respektin e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe, në të të gjitha rrethanat dhe proceset që kaloi vendi ynë, si partner dhe vend mik i Kosovës dhe popullit tonë.
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...
Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e H...
Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres ...
Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegj...
Basha kritikon PDK-në: Nuk propozoi asnjë emër të vetëm për ...