Ministria e Bujqësisë njofton se të premten është mbyllur afati i aplikimit për projekte zhvillimore/ grante nga kjo ministri, ku numri i përgjithshëm i aplikimeve është 2137.
Nga numri i përgjithshëm, aplikimi nëpër regjione është si me poshtë: Prishtina: 562, Prizreni: 535, Mitrovica: 282, Peja: 251, Ferizaj: 188, Gjilani: 186 dhe Gjakova: 133
Buxheti total që do të jepet për grante sivjet është planifikuar 20 milionë euro. Në masën 101 – investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore janë planifikuar 11 milionë euro. Në masën 103 – investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, janë planifikuar 5 milionë euro. Në masën 302 – Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve janë planifikuar 1.5 milionë euro. Ndërkaq në masën e ujitjes së tokave bujqësore janë planifikuar 2 milionë euro.
Nga java e ardhshme, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) do të fillojë me vlerësimin e projekteve, bazuar edhe në kriteret e publikuara para dy muajve, e që janë edhe tani publike në uebfaqen e ministrisë. MBZHR-ja do të informojë fermerët për hapat e tjerë që do të ndërmarrë.
Ndryshe, aplikimi për skemën e pagesave direkte/ subvencioneve, me kërkesë edhe të fermerëve dhe drejtorive komunale, është zgjatur deri më 20 prill 2015./Arbresh.info/
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro
Modriç: Milani ishte ëndrra ime e fëmijërisë
Shtyhet për 22 dhjetor seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen ...
Një person vdes në aksidentin mes një veture dhe kamioni në ...
Merr veturën me qira dhe zhduket, arrestohet i dyshuari