Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer një granatë dore brenda një furre në Beograd, Serbi, njoftojnë mediat vendëse. Ekipet e ambulancës dhe policisë janë në vendin e ngjarjes.
Burri thuhet se hyri në dyqanin e ëmbëlsirave, ndoqi të gjithë deri sa dolën dhe më pas detonoi pajisjen, transmeton Arbresh.info.
Mesa duket kamikazi u shtri mbi eksplozivin para shpërthimit.
Sulmuesi është përshkruar si një burrë rreth të 50-tave.
E vetmja viktimë në këtë sulm ishte vetë sulmuesi, i cili vdiq pas plagëve të marra.
Furra Petkoviq është në pronësi të Bratislav Petkoviq, një ish-ministër i kulturës dhe kryetar i Muzeut të Komunitetit të Shkencës dhe Teknologjisë./Arbresh.info
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...