Pas mbarimit të luftës, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi vendosën qe më disa ish përfaqësues të UÇK-së të themelojnë Partinë Demokratike të Kosovës.
Bashkërisht arritën t’i fitojnë zgjedhjet e vitit 2007 dhe dolën si partia e parë në vend duke e zhvendosur LDK-në në vendin e dytë dhe duke ia humbur asaj primatin që e mbante që nga themelimi.
Mirëpo, vite me vonë, Limaj dhe Krasniqi i ndanë rrugët me PDK-në duke formuar një subjekt të ri.
Limaj në emisionin Politikë në Tribuna Channel, thotë se ka investuar në PDK me krejt potencialin e tij.
Megjithatë ai thotë se PDK ishte shmangur nga vlerat për të cilat ishin bashkuar.
E nga ana tjetër, ish bashkëpartiaku i Limajt, Adem Grabovci, thotë se lidershipi i Nismës e ka derën e hapur në PDK.
Edhe Grabovci thotë se bashkë me Limajn dhe Krasniqin kanë kaluar proceset më të rëndësishme për vendin.
Biblioteka Kombëtare me ekspozitë `KFOR and Kosova +25`
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...