Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell tha se vizita e Princit të Uellsit Charles në Kosovë, është shenjë partneriteti dhe është e rëndësishme për Kosovën, si dhe bartë me vete porosinë e pajtimit mes popujve dhe feve përmes dialogut.
Ai tha se Princi është i interesuar për imazhin e Kosovës dhe ndryshimin që ka pësuar pas 17 vjetëve.
Por, sipas ambasadorit princi ka vëmendje të veçantë për trashëgiminë kulturore dhe që nesër ai do të vizitojë Prizrenin.
Po ashtu, sipas tij, porosia e ardhjes së tij është pajtimi mes popujve dhe feve përmes dialogut.
“Tema e vizitës është pajtimi mes popujve dhe feve, si dhe fuqizimi i pozitës së qytetarëve dhe të rinjve”, tha O’Connell.
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...