Lajmit për caktimin e datës 4 shtator 2016 për shenjtërimin e Nënë Terëzës, iu ka gëzuar edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa.
Sipas Mustafës, shenjtërimi i Nënë Terezës është vlerësim i merituar dhe nder i jashtëzakonshëm për popullin shqiptar.
Shihni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:
Sot, është një ditë e shënuar për shqiptarët dhe për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë anekënd botës.
Miratimi nga Papa Françesku i dekretit përfundimtar për shenjtërimin e Nënës Terezë më 4 shtator 2016, është vlerësim i merituar për Nënën e madhe shqiptare, e njëkohësisht është nder i jashtëzakonshëm për popullin tonë.
Ne, sot, jemi krenarë që nga gjiri i popullit tonë doli Nëna Terezë, e cila me jetën, përkushtimin dhe sakrificën e saj mbresëlënëse, u bë simbol global i humanizmit dhe dashurisë për njeriun, u bë shenjtëreshë e botës mbarë.
T’i falemi Nënës tonë të madhe Gonxhe Bojaxhiut! IM
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës