Policia e Kosovës, në pikën kufitare të Kullës, ka arrestuar një të dyshuar për dokumente të falsifikuara. Në këtë rast, PK ka konfiskuar dokumentin.
Siç njofton PK, ngjarja ka ndodhë dje, dhe i dyshuari ka prezantuar një dokument të Republikës së Serbisë, që dyshohet të jetë i falsifikuar.
Me urdhër të prokurorit, dokumentacioni është konfiskuar, derisa i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.
Gjithashtu, dje në fshatin Debëllde, PK ka konfiskuar një veturë dhe dokumente, meqë vozitësi i një Furgoni, ka prezantuar dokumente të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Sipas PK-së, gjatë kontrollit, i dyshuari ka deklaruar se vetura nuk është e tij. Me urdhër të prokurorit dokumentacioni dhe vetura janë konfiskuar.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...