Një doktori suedez që bënte masazhe anale për të qetësuar dhimbjen e kokës i është hequr licenca.
Mjeku i paidentifikuar, i cili ka punuar në Suedi, Norvegji dhe Danimarkë, ka tërhequr vëmendjen disa herë në 20 vjetët e fundit për shkak të teknikës së tij të çuditshme. Në vitin 2003, ai mori një paralajmërim nga Bordi i Përgjegjshmërisë Mjekësore të Suedisë (HSAN) pasi një gruaje të moshuar i trajtoi dhimbjen e kokës dhe të shpinës duke i masazhuar anusin.
Mjeku që njihet vetëm si Dr. Anal nga shtypi lokal ka pranuar se ka bërë më shumë se 1 mijë trajtime të tilla, meqë sipas tij, janë “efektive dhe të mbështetura nga revistat mjekësore”.
Ky mjek, sipas “Russia Today”, ka humbur licencën pas shumë paralajmërimeve pasi ka shpuar mushkërinë e një pacienti duke u përpjekur për të injektuar anestezinë.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...