Xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik (ISIS) janë tërhequr gjatë ditës së sotme nga krahina Routba, që shtrihet në provincën perëndimore në Al-Anbar, ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë, dhe një gjeneral i Ushtrisë irakiane.
“Daech-i është tërhequr tërësisht nga Routba duke u orientuar drejt Al-Qaïm”, ka thënë një gjeneral i ushtrisë, duke iu referuar bastionit xhihadist që ndodhet në kufirin me Sirinë, në veri të provincës Al-Anbar.
“Trupat e ISIS-it kanë nisur distancimin nga Routba mbrëmjen e djeshme, duke përfunduar fazën e tërheqjes sot në mëngjes”, është shprehur oficeri i lartë i ushtrisë në kushte anonimiteti, duke shtuar se Routba tashmë është e çliruar nga forcat e Daech-it
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...