Gjykata e Dibrës ka lënë në arrest shtëpiak mësuesin Agim Muça, i cili u ndalua më 10 mars, meqë sipas Ministrisë së Arsimit, në gjendje të dehur kishte qëlluar me mjete të forta 12 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Orzhanov”, në Ostren të Bulqizës.
Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë u zhvillua paraditen e së dielës, dhe mësuesi 63 vjeçar në asnjë moment nuk e pranoi ngjarjen, madje shkoi më tej kur deklaroi se akuzat ndaj tij ishin trillime dhe se nxënësit e ankuar nuk janë të shkollës ku ai jep mësim, raporton Oranews.
Përballë pretendimeve të 63 vjeçarit dhe avokatit të tij, duket se prokuroria e përfaqësuar nga Tome Deda nuk arriti të paraqesë prova bindëse për gjykatësin Halil Vani, që ta linte pas hekurave mësuesin. Gjykatësi e vlerësoi të ligjshëm ndalimin, por vendosi ta nxjerrë atë nga qelia .
Mësuesi Agim Muça u arrestua pas denoncimit të bërë nga prindërit e 12 nxënësve, të cilët u ankuan për dhunë ndaj fëmijëve, disa prej të cilëve kishin marrë lëndime në trup dhe ndodhen në spitalin rajonal të Dibrës.
Ora News solli dhe dëshmi të fëmijëve dhe prindërve. Por familjarët e 63 vjeç arit pretendojnë se akuzat ndaj tij janë të nxitura politikisht për ta larguar atë nga puna.
Ministria e Arsimit reagoi menjëherë pas ngjarjes ku shkarkoi mësuesin dhe paralajmëroi inspektime në të gjitha shkollat për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të ngjashme.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...