Megjithëse deri më tani vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) zyrtarisht ka braktisur Kuvendin për një kohë të pacaktuar, një vendim të tillë janë duke e shqyrtuar edhe dy partitë tjera të opozitës së bashkuar, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe “Nisma për Kosovën”.
Vendimi i Aleancës për të mos marrë pjesë në seancat e Kuvendit nuk po i pëlqen deputetit të partisë më të madhe në vend.
“Nëse në zgjedhje shkojmë kështu, me dhunë, me procese të dhunshme e të njëanshme, atëherë kjo nuk do t’i shërbejë askujt dhe as qytetarëve të vendit tonë. Unë personalisht mendoj se opozita nuk duhet të ngutet me një vendim të tillë.
Të kthehen, ‘jo të normalizojnë’ funksionimin e Kuvendit, por ata të kthehen që të kontribuojnë në normalizimin e zhvillimit të vendit”, ka thënë për “Zërin” deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti.
Ukraina lëshon qindra dronë drejt Rusisë, goditen fabrika dh...
Sulme ajrore në lindje të Afganistanit, mes viktimave 11 fëm...
Numërohen 55% e votave: Këto janë 10-shet e VV, PDK, LDK dhe...
“Më e lirë se Spanja dhe Portugalia”/ Media franceze: Shqipë...
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...