Gjiganti, Mabetex Grup vazhdon të sjellë në Kosovë produktet dhe trendët më të mirat nga të gjitha fushat.
Kështu së fundi kompania Tecno Market e cila drejtohet nga Sefedin Pacolli në bashkëpunim me kompaninë e njohur italiane Casalgrande Padana, kanë sjellur në tregun kosovar qeramikat më cilësore të cilat tashmë mund të blihen në dyqanet e Tecno Market në Kosovë.
Casalgrande Panda është njëra ndër kompanitë më të mëdha në botë për prodhimin e qeramikave.
Ambasadori i Italisë në Kosovë Andreas Ferrarese, falënderoi përzemërsisht grupin Mabetex, Tecno Market dhe familjen Pacolli që po u’a mundësojnë kompanive nga Italia të promovojnë produktet e tyre edhe në Kosovë.
“Të gjithë biznesmenët mend të iu drejtohen zyrave të ambasadës Italiane dhe do të gjeni mbështetje” tha ambasadori.
I pranishëm ishte edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës i cili përshëndeti këtë bashkëpunim” falënderoi grupin Mabetex që sjellën një pjese të Italisë në Kosovë dhe kjo është ajo që i duhet Kosovës”, tha Gërxhaliu./Arbresh.Info
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...