Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila po merr pjesë në Simpoziumin e Kryetarëve të Komunave të Evropës Juglindore në Graz të Austrisë, ku sot, në ditën e dytë të këtij simpoziumi ka prezantuar në panel “Praktikat e mira drejt ndërtimit të planit të integritetit dhe përgjegjësisë shoqërore në e EJL”, njofton Komuna e Gjakovës.
“Fillimisht, Kryetarja Mimoza Kusari-Lila ka prezantuar për bashkëpunimin e Komunës së Gjakovës me organizatat donatore të cilat po ndihmojnë në procesin e konsolodimit të procedurave dhe praktikave menaxheriale, përgatitjen e planit të integritetit, projektet të cilat kontribuojnë në rritjen e transparencës dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje. Kryetarja Kusari-Lila është shprehur se “projektet me qeverinë Zvicerane, UNDP, Bankën Botërore, mbesin esenciale në ndërtimin e sistemit për transparencë, luftë kundër korrupsionit dhe përgjegjësi shoqërore. Plani i integritetit nuk është qëllimi i fundit, është mekanzimi që ndihmon në arritjen e qëllimeve tjera, sikur, projektet kapitale të mbështetura nga donatorët, përmirësimi i ambientit të biznesit dhe krijimi i praktikës për llogaridhënie të vazhdueshme pa marrë parasysh ndryshimet politike që ndodhin me zgjedhje”, duke shtuar se është esenciale të vazhdojë forcimi i sistemit për ngritje të kredibilitetit para donatorëve, komunitetit të biznesit dhe qytetarëve të Komunës”, thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës, më tutje në këtë simpozium, kryetarja Kusari-Lila ka prezantuar disa projekte të cilat komuna i zbaton tani gati dy vite, në mesin e tyre: “Gjakova fit for children” – UNICEF, “Support to Anti-Corruption efforts in Kosovo” – UNDP/SDC, “Management finance self-assesment project” – Banka Botërore.
“Si rrjedhojë e këtyre reformave, Komuna me sukses ka arritur të tërheq donacione për investimet kapitale shumëvjeçare, të cilat vetëm kanë filluar këtë vit zbatimin. Në përmbyllje, është përmendur edhe bashkëpunimi ndërkufitar i Komunës së Gjakovës me komunat/bashkitë e veriut të Shqipërisë. Një iniciativë e përbashkët e promovimit të rajonit përmes “Maratonës së Malësisë Kosovë – Shqipëri” e cila do të filloj të mbahet të Dielën e dytë të muajit Tetor”, thuhet në fund.
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...