Boksieri i Kosovës që veprimtarin e zhvillon në Gjermani, Benjamin Gavazi është fitues i turneut ndërkombëtar “Yjet Sportit”.
Shoqata e Boksit Profesionist të Kosovës në bashkëpunim me Klubin e Boksit Prishtina, të shtunën kanë organizuar turneun ndërkombëtar “Yjet e Sportit”.
Nën rrezet e diellit dhe në ambient të hapur, boksierë nga Shqipëria, Maqedonia, Gjermania dhe boksierë të Klubit të Boksit Prishtina, janë ngjitur në ringun e vendosur në platon e hotel “Grandit”.
Për më shumë së një orë, kryeqytetasit u argëtuan me muzikë, dhe boks të nivelit të kënaqshëm që shfaqen boksierët e këtij turneu ndërkombëtar.
Rezultatet:
60 kg, Nurishov Almir (Maqedoni)-Edmond Berisha (Kosova), fiton Almir pa luftë
64 kg, Martin Aleksov fiton pa luftë
69 kg, Nikolav Arsov (Maqedoni)-Samir Salihu (Prishtinë), fiton Salihu
75 kg, Malvin Gashi (Prishtinë)-Goce Janeski (Maqedoni), pa fitues
69 kg, Egzon Shajkovci (Prishtinë)-Abaz Daniel (Maqedoni), fiton Shajkovci
69kg, Bojan Ristevski (Maqedoni)-Albi Sorra (Shqipëri), fiton Sorra
81kg, Usim Memlov (Maqedoni)-Emilain Xhidiku (Shqipëri), fiton Xhidiku
91kg, Baze Jovanov (Maqedoni)Benjamin Gavazi (Prishtinë), fiton Gavazi pasi dorëzimit të kundërshtarit
91kg, Faton Tolaj (Prishtinë)-Trençevo Dario (Maqedoni), pa fitues.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...