Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ndihmës administratorin për Evropë dhe Euro Azi të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), z. Thomas Melia, i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, z. Greg Delawie dhe drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, z. James Hope.
Presidentja Jahjaga falënderoi ndihmës administratorin Melia për ndihmën e vazhdueshme të USAID-it dhe të popullit amerikan për zhvillimin eqëndrueshëm të Kosovës dhe fuqizimin e institucioneve të bazuara në sundimin e ligjit.
Presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara në thellimin e partneritetit me USAID-in. Presidentja Jahjaga vlerësoi programet e ndryshme të USAID-it në sundimin e ligjit dhe qeverisjes, aktivitetet për rritjen e investimeve dhe punësimit në sektorin privat, si dhe programet për përmirësimin e kapitalit njerëzor në Kosovë. Presidentja theksoi se këto programe tashmë kanë dhënë rezultate inkurajuese duke shndërruar sektorët ekonomik të Kosovës në sektorë konkurrues.
Ndihmës administratori i USAID-it për Evropë dhe Euro Azi, z. Thomas Melia tha se USAID-i do të vazhdojë përkrahjen dhe partneritetin me Kosovën përmes programeve të ndryshme për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, demokracinë, qeverisjen dhe sundimin e ligjit.
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...