Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri po thotë se SHIK’u ndikoi në Prokurorinë Speciale që ti ngritët aktakuzë për keqpërdorimin e buxhetit të komunës gjatë dhënies së një tenderi me vlerë rreth 700 mijë Euro, fiks një vit më parë.
I kontaktuar nga Gazeta Expres, Agim Bahtiri, e konsideron të turpshme këtë veprim të Prokurorisë, duke u treguar i bindur se ai e kurseu buxhetin e Komunës së Mitrovicës, e assesi nuk e dëmtoi.
Madje, i pari i kësaj komune, që vjen nga radhët e AKR’së, thotë se ai do t’i bie mbrapa kësaj pune deri në Strasburg.
“Ky është turpi më i madh i Prokurorisë. Unë kam me shku deri në Strasburg edhe ai që e ka bo ka me u përgjigje për këtë qe e ka ba, për arsyeje se nuk ka kush mbi këtë tokë që mundet me than që e kam keqpërdorur buxhetin. Është 88% e buxhetit që e kom ru”, tha i nervozuar Bahtiri.
“Kjo është turpi. E kan ba partitë politike. Kjo është SHIK. Pikë”, përfundoi bisedën me Gazetën Express, kryetari i Mitrovicës.
Aktakuza u ngrit, pas plotë një vit hetimi, pasi Gazeta Express raportoi dhe solli dëshmi për keqpërdorim të rreth 100 mijë Eurove, në një tender të vlefshëm 767.940.00 Euro, që Komuna e Mitrovicës i kishte dhënë kompanisë “HESALIGHT A/S”, e drejtuar nga Gazmend Kelmendi.
Kompania e cila në Shkurt të vitit 2015 kishte marrë tenderin në fjalë ishte krijuar vetëm një muaj para se të shpallej fituese.
Agim Bahtiri dhe dy të tjerët, sipas dyshimeve të Prokurorisë Speciale kryen veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Marrëveshje për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender”.
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...