Tentuan të grabisin, policia arreston dy të dyshuar

19:41 | 29 Shkurt 2016
M. A.

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy të dyshuar të cilët dy ditë më parë kanë tentuar të kryejnë grabitje në një furrë buke në Pejë. Sipas policisë së Pejës, të dyshuarve, të cilët me maska dhe armë u futën në furrë, u ka ndihmuar edhe një person i tretë, i cilin PK nuk ka arrit të kapë, dhe po qëndron në arrati.

Në njoftimin e PK-së, thuhet se ngjarja ka ndodhë me datën 27 të këtij muaji, ku të dyshuarit, në orët e mbrëmjes u futën në furrën “Shemi” dhe nën kërcënimin e armës, nga viktima e rastit, kërkuan para.

“I dyshuari i rastit me maske ne kokë kishte hyrë në brendësi te furrës, dhe nën kërcënimin e armës nga viktima e rastit kishte kërkuar para / të holla. Pasi që i dyshuari ka hasë në rezistencë verbale nga viktima e rastit, i njëjti është tërhequr dhe ka ikë nga lokali afarist (furrë buke), duke u larguar me ndihmën e një veture nga vendi i ngjarjes. Sektori i hetimeve në Pejë pas raportimit te rastit në fjalë, menjëherë është filluar me hetimin dhe mbledhjen e informacioneve konkrete, dhe rreth orës 11:00 te datës 28.02.2016 kanë arrit të identifikojnë dhe arrestojnë dy të dyshuar të mundshëm, si dhe të konfiskohet arma e cila është përdorur nga nj ëri nga të dyshuarit gjatë kryerjes se veprës ne fjalë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia njofton se në vazhdimësinë e hetimeve, kanë arritur të zbulojnë se personat në fjalë, i ka ndihmuar edhe një person, i cili tash gjendet ne arrati.

“Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, janë kryer bastisje ne katër lokacione ku dhe është arritur që të gjendet dhe konfiskohet maska e cila dyshohet që është përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së rastit në fjalë. Rasti ne fjalë ka kaluar në kompetence të hetimeve rajonale sektorit për grabitje pasi që dyshohet që të dyshuarit në fjalë mund të jenë kryes edhe të rasteve te tjera analoge (njëjta) që kanë ndodhur në territorin e Pejës”, thuhet tutje në komunikatën e PK-së.

Lidhur me këtë rast, janë njoftuar edhe hetimet rajonale, të cilën kanë dal në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po vazhdohet me hetime, në kërkim të personi t të tretë të dyshuar, dhe për të mbledh dëshmi tjera.

Me urdhër te prokurorit te shtetit, te dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, dhe rasti ne fjalë vazhdon të hetohet nga hetimet rajonale.

Shpërndaje në rrjete sociale