Presidenti i sapo zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me zëvendësndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për Euroazinë, Hoyt Brian Yee.
Thaçi ka shkruar se ka pranuar urimet për zgjedhjen e tij në postin e ri si dhe ka konfirmuar angazhimin e Kosovës në përmbushjen e kushteve për integrime euro-atlantiake, vazhdimin e dialogut dhe formimin e Gjykatës Speciale.
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me zëvendësndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee, i cili më uroi për zgjedhjen president i vendit. Së bashku biseduam për nevojën e stabilitetit institucional, dialogun e brendshëm politik dhe të jashtëm për normalizimin e raporteve me Serbinë, si dhe për thellimin e reformave në ekonomi dhe drejtësi.”
“Zotit Yee i konfirmova përmbylljen e themelimit të Gjykatës Speciale dhe shpreha zotimin tim se Kosova do të vazhdojë t’i thellojë raportet e shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë partnerët perëndimorë për anëtarësimin në NATO, për liberalizimin e vizave dhe implementimin e plotë të agjendës europiane, ka shkruar Thaci.
Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...
4 rregulla të mobilimit të shtëpisë që dizajnerët nuk i anas...
Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30
Inteligjenca Artificiale tani vjen në Paint dhe Notepad
Pozicioni i gabuar i dorës gjatë matjes së tensionit jep rez...
Shtëpia e Bardhë publikon fotografinë nga ceremonia e Bordit...