“Zoti Mustafa ka kontaktuar me mua në raundin e parë dhe më ka kërkuar të marrë pjesë në votim”, ka treguar ekskluzivisht për Info Magazine të Klan Kosovës, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.
Gashi, i cili tha se nuk e ka votuar Thaçin për President, tregoi se Mustafa biseda të tilla ka pasur me të gjithë deputetët e LDK-së, të cilëve iu ka kërkuar të votojnë për Thaçin, që vendi të mos shkojë në zgjedhje.
“Unë i sqarova zotit Mustafa se fakti që nuk ka kuorum në raundin e parë dhe të dytë nuk do të thotë që shkojmë menjëherë në zgjedhje”.
“Pasi raundi përsëritet deri sa të ketë kuorum. Por nëse edhe raundi i tretë do të dështonte do të shkonim në zgjedhje”.
Gashi ka shpjeguar edhe prapaskena dhe momente të tjera gjatë seancës së jashtëzakonshme kur Thaçi u zgjodh president.
“Kam pasur informacion më herët për deputetët e LDK-së që nuk do të marrin pjesë në sallë, ata kanë vendos vetë se mënyra më e mirë për kundërshtimin e zotit Thaçi është mospjesëmarrja në votim”.
“Më kanë dërguar mesazhe, më kanë thirrur që të dalë të votojë, unë ju kam thënë që mos më thirrni sepse nuk dalë”, ka pohuar Gashi.
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...