Policia në Pejë njofton se sot rreth orës 12:00 në sheshin ‘Haxhi Zeka’ në Pejë M. Sh. nga fshati Poqestë e komunës së Pejës , ka pësuar lëndime të rënda, pasi është goditur në pjesën e stomakut me një mjet të mprehtë (thikë) nga një person i dyshuar i cili menjëherë ishte arratisur nga vendi i ngjarjes.
Njësite policore menjëherë iu kanë përgjigjjur vendit të ngjarjes , ndërsa viktima ishte dërguar për t’i afruar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Sipas të dhënave, ky i dyshuar në mënyrë tinëzare nxjerr thikën nga xhepi dhe e godet viktimën në stomak me ç’rast i shkakton lëndime të rënda trupore .Viktima nga aty transportohet për në Spitalin rajonal në Pejë, ku iu ka nënshtruar një operacioni të menjëhershëm dhe gjendja e viktimës sipas vlerësimeve mjekësore konsiderohet e rëndë,por jo me rrezik për jetë.
I dyshuari posa kryen veprën ik në drejtim të pa njohur mirëpo pas një ore i njëjti arrestohet nga policia dhe sillet në stacion policor, i konfiskohet edhe mjeti me të cilin e ka kryer veprën.
Në bazë te hetimeve të para motivi i ngjarjes ka të bëjë me një emërtim të një rruge në fshatin Poqestë të Pejës, e cila rrug ë gjendet pranë shtëpisë së të dyshuarit dhe nuk ka të bëjë si rast që ka ndodh për ndonjë motiv tjetër.
I dyshuari M.K. me vendim të prokurorit shtetit mbahet në paraburgim prej 48 orëve për të vazhduar me procedura të mëtejme.
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...