Shoqata për Mbrojtjen e Pacientëve ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që mos të qëndrojë spektatore karshi problematikës së verbimit dhe gjymtimit të fëmijëve, por të formojë një komision të pavarur hetimor për këtë skandal
Shoqata për Mbrojtjen e Pacientëve ka reaguar pas një varg shkrimesh të gazetës “Zëri” për gjymtimin dhe verbimin e fëmijëve kosovarë.
Kryetari, Besim Kodra, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk duhet të qëndrojë si spektatore, por me të vërtetë duhet të formojë një komision të pavarur për të vlerësuar sa është numri i këtyre pacientëve që kanë mbetur të verbër, cila është arsyeja që kanë mbetur të verbër dhe cila është mundësia që këto gabime në të ardhmen të eliminohen.
Kodra ka thënë se Shoqata, që ai drejton, do ta ngrejë zërin ndaj gabimeve mjekësore që, sipas tij, janë të mundshme.
Të hetohet gjymtimi dhe verbimi i fëmijëve
Ai ka thënë se duhet hetuar se pse janë gjymtuar fëmijët kosovarë dhe nëse është shkaktar neglizhenca mjekësore.
Për këtë ai ka inkurajuar edhe prindërit që të paraqesin ankesat e tyre në Shoqatën që ai drejton, që ato ankesa më tutje të procedohen në komisionet përkatëse.
Por, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës nuk është as në dijeni nëse Kosova ka program të skriningut për Retinopatinë (ROP), ekspertë për skriningun e ROP-it apo edhe pajisje adekuate laserike për trajtimin e kësaj sëmundjeje, që besohet se verbëroi dhjetëra fëmijë kosovarë.
“Në pyetjet më lart mund t’ju ndihmojnë më shumë me përgjigje Klinika e Syve dhe Shoqata e Oftalmologëve të Kosovës”, thuhet në një përgjigje zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me këtë çështje, dërguar përmes Zyrës për Informim..
BE shpreh keqardhje për anulimin e takimit Brdo-Brioni nga K...
Ambasada e ShBA-së mesazh lojtarëve: Luani fort dhe bëjeni K...
Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s
FFK me dhuratë të veçantë për tre baballarët e rinj ‘Dardanë...
Kurti në 27-vjetorin e masakrës së Pastaselit: 106 civilë u ...
Mbreti Charles takim me Trump, vizitë historike në fund të p...