Në praninë e qindra njerëzve është varrosur sot në Podujevë veprimtari i çështjes kombëtare Latif Përvetica. Ai ka vdekur më 21 shkurt nga një sëmundje e rëndë në Leverkuzen të Gjermanisë.
Para se të varroset në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Podujevë është mbajtur një mbledhje komemorative për nder të veprimtarisë së tij shumë vjeçare në Lëvizjen Popullore të Kosovës.
Kryetari i Lëvizjes Popullore Emrush Xhemajli i cili kishte kaluar shumë kohë me të ndjerin tha se dëshira e përjetshme e Latifif Përveticës ishte që kombi shqiptar të bashkohej njëherë e përgjithmonë.
“Latifi ka qenë çdo moment ku ka pasur nevojë atdheu. Latifi ka qenë i gatshëm për detyrë. Ai ka qenë shembull si punohet për atdheun. Ai ka qenë i dashur me shokë dhe veprimtarë të tjerë. Ai ka qenë i kthjellur për veprimet që duhet ndërmarrë si dhe rrugën që duhet ndjekur. Ai ka shkuar me dëshirën që kombi ynë të jetë i pavarur dhe i vetëm, Shqipëri etnike”, tha Xhemajli.
Nënkryetari i komunës së Podujevës Nexhmi Rudari tha se Latif Përvetica ka qenë një prej figurave emblematike të çlirimit të Kosovës. Ai tha se Latif Përvetica kishte marrë pjesë në forma të ndryshme në çlirimin e Kosovës siç ishin pjesëmarrja në fondin “Vendlindja thërret” si dhe protesta e organizime të ndryshme për të kërkuar Republikën e Kosovës.
Përfaqësues të familjes së Latif Përvetica thanë se dëshira e kahershme e Latif Përveticës ishte që Shqipëria të jetë e bashkuar.
Edhe Ambasadori i Kosovës në Australi Sabri Kiqmari nëpërmjet një telegrami ngushëllimi dërguar familjes Përvetica tha se Kosova ka humbur një njeri të madh dhe se duhet ndjekur vizioni i tij.
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...
Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajon...
30 shtete lëshojnë paralajmërime për stuhi të ashpër dimëror...
Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...