Sipas një shkrese të zyrtarit të prokurimit, Zenel Kuqi, që i dërgon shefit të tij Gazmend Rushitit, drejtor i prokurimit në QKUK, disa kompani janë ankuar se kërkesat e bëra në tenderin për furnizim me materiale për kardiologji i janë përshtatur prodhuesit “Boston Scientific”
Tenderi për furnizime me materiale në kardiologji, përfshirë edhe stentat, që e ka shpallur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), sipas ankesave të adresuara në prokurimin e SHSKUK-së, i është përshtatur në disa lote prodhuesit “Boston Scientific”.
Në Kosovë ky prodhues përfaqësohet nga kompania “Medical Group”, me drejtor Skender Kutllovcin. Derisa, tenderi për furnizime me materiale për kardiologji për 24 muaj, me të gjitha lotet, do të kapë vlerën rreth 800 mijë euro.
Gazeta “Zëri” ka siguruar një informatë që Zenel Kuqi, zyrtar i prokurimit në QKUK, i ka përcjellë më 16 shkurt të këtij viti përmes email-it, shefit të prokurimit të QKUK-së, Gazmend Rushitit.
Në atë informatë të Kuqit, janë përmbledhur edhe ankesat e kompanive të ndryshme, të cilat ankohen se me tenderin që është shpallur, janë shkelur ligjet e prokurimit, duke u favorizuar kështu prodhuesi “Boston Scientific”…
Cana: Lojtarët e Kosovës kanë bërë diçka të jashtëzakonshme
Ministri i Sportit pret në takim homologun turk para ndeshje...
Sylvinho para miqësores ndaj Ukrainës: Jemi të mërzitur, nuk...
Fisnik Asllani me postim emocionues para përballjes ndaj Tur...
Policia rrit prezencën, K9 në terren para ndeshjes Kosovë-Tu...
BBC: Kosova në eufori ndërsa ëndërron historinë e Kupës së B...