Kryeministri Isa Mustafa ka kujtuar Shaban Polluzhën nëpërmes llogarisë së tij në Facebook duke shprehur lavdi të përjetshme luftëtarit, sipas tij, heroik kundër regjimit komunist jugosllav.
Mustafa ka thënë se me luftën e paepur për lirinë e Kosovës në kryengritjen legjendare kundër okupimit serbo-jugosllav pas luftës së dytë botërore, Shaban Polluzha u shndërrua në simbol frymëzues për breza të tërë të shqiptarëve të Kosovës në arritjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë, transmeton Koha.net.
Idealet e Polluzhës, sipas Mustafa u kurorëzua pas luftës çlirimtare.
“Idealet e Heroit të Kosovës, Shaban Pulluzha, u realizuan pas rezistencës dhe luftës çlirimtare të fundit në Kosovë, e cila u kurorëzua me sukses falë përkrahjes vendimtare të vendeve perëndimore, të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka përfunduar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...