Në konferencën që është duke u mbajtur aktualisht në Barcelonë kompania LG ka filluar prezantimin e telefonit më të ri të mençur LG G5, shkruan portali arbresh.info.
LG ka shfaqur funionet e ndryshme të telefonit, përfshirë largimin e baterisë, instalimin një moduli të kamerës, si dhe modulin për Hi-Fi Sound, transmeton portali arbresh.info. Përveç kësaj, kamera e telefonit të ri nga LG do të jetë me kënd të gjerë.
Kamera e re ka kënd 135 shkallë me sensor prapa prej 16 megapiksel duke ofruar foto të jashtëzakonshme. Kamera fronalte ofron gjithashtu “selfie” krejtësisht ndryshe falë sensorit prej 75 shkallëve. Vlen të përmendet gjithashtu që LG ka prapa dy kamera./arbresh.info

Nis sanimi i dëmeve nga vërshimet në Klinë
Partia e Nenad Rashiqit fiton një ulëse në Kuvendin e Kosovë...
Drenasi fton të prekurit nga vërshimet të paraqesin kërkesat...
Përfundon numërimi i votave, PZAP shqyrton aktualisht një an...
Familjet e policëve të rënë në detyrë ende pa pagesë për mua...
Vetëvendosje falënderon qytetarët: Faleminderit që nuk lëshu...