Lëvizja Vetëvendosje thotë se persona me veshje civile kanë sulmuar sot tek porta kryesore e Kuvendit deputetin Albin Kurti.
“Tek porta kryesore e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dy persona me veshje civile të cilët po rrinin me pjesëtarë të Policisë, dhe që ne dyshojmë se janë policë, gjuajtën me vezë deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin. Në 17 shkurt persona të policisë kanë gjuajtur me shishe, për të provokuar masën. Në 19 shkurt, persona të policisë ia nisën të sulmojnë opozitën.
Është fatkeqësi kur pushteti nis të përdorë metodat protestuese të opozitës. Sepse opozita nuk përdor polici për të shtypur ata që “protestojnë” kundër saj në mbrojtje të diktaturës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez
Këta janë kandidatët për deputetë që s’i votoi askush
Konferenca Ipeshkvore reagon për protestat kundër projektit ...