Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dyshimeve për ekzistimin e një varreze të dytë masive, duke e cilësuar këtë si një rikujtim të rëndë të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Përmes një postimi, Haxhiu theksoi se shtrirja e sovranitetit dhe rendit kushtetues në të gjithë territorin e Kosovës ka qenë një parakusht për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë, zbulimin e varrezave masive dhe kthimin e mbetjeve mortore te familjet e viktimave.
Ajo shprehu mirënjohje për institucionet e Kosovës, ekipet profesionale dhe ekspertët mjekoligjorë që po punojnë për identifikimin e personave të zhdukur, duke vlerësuar angazhimin e tyre në shërbim të drejtësisë dhe së vërtetës.
Sipas Haxhiut, çdo varrezë e zbuluar përfaqëson një hap drejt zbardhjes së së vërtetës, por njëkohësisht dëshmon se plagët e luftës mbeten të hapura derisa të gjendet personi i fundit i zhdukur dhe autorët e krimeve të dalin para drejtësisë.
Në fund, ajo shprehu solidaritet me familjet e personave të zhdukur, duke theksuar se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe nderimin me dinjitet të viktimave.
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...