Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka vazhduar kritikat ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, pas tërheqjes së këtij të fundit nga projekti kontrovers për shitjen e një pjese të të drejtave komerciale të Kupës së Botës te investitorët privatë.
Në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, Tebas ka kërkuar largimin e Infantinos nga drejtimi i FIFA-s, duke theksuar se tërheqja nga projekti nuk e zgjidh situatën e krijuar.
“Një hap prapa nuk është i mjaftueshëm. Mendoj se ai duhet të japë dorëheqjen”, ka deklaruar Tebas.
Sipas tij, Kupa e Botës është një kompeticion që nuk duhet t’u shitet palëve private.
“Botërori është një kompeticion që nuk mund t’u shitet palëve të treta. Në këtë turne marrin pjesë lojtarë që u përkasin klubeve dhe FIFA nuk paguan asgjë për ta”, është shprehur kreu i La Ligës.
Tebas ka kritikuar edhe mënyrën e menaxhimit të këtij projekti, duke pretenduar se vendimet janë marrë pa përfshirjen e duhur të strukturave kryesore të futbollit.
Ai ka qenë i ashpër edhe në vlerësimin e figurës së Infantinos, duke e cilësuar atë si “arrogant dhe injorant”, ndërsa ka ngritur kritika edhe ndaj konfederatave dhe disa drejtuesve të futbollit evropian për reagimin e tyre ndaj kësaj çështjeje.
Debati rreth projektit të FIFA-s ka shkaktuar përplasje të mëdha mes drejtuesve të futbollit, me ligat evropiane që kundërshtojnë çdo ide që mund të ndikojë në kalendarin e klubeve dhe në organizimin tradicional të garave.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...