Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga prodhimi i parë i automjeteve ushtarake “Made in Albania”, të ndërtuara sipas standardeve të NATO-s.
Në postimin e tij, kreu i qeverisë e cilëson këtë një moment krenarie për industrinë shqiptare të mbrojtjes, ndërsa thekson se kompania TIMAK Defence do të jetë në gjendje të plotësojë të gjitha nevojat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë brenda 30 muajve.
Sipas Ramës, kompania ka siguruar gjithashtu marrëveshje me 30 vende për eksportin e automjeteve ushtarake, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e industrisë vendase dhe rritjen e pranisë së Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të mbrojtjes.
“Mirëmëmgjes dhe me krenarinë e prodhimit të parë MADE IN ALBANIA të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, ndërkohë që kompania TIMAK DEFENCE, e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...