Gjithçka është shkatërruar pas zjarrit që shpërtheu në një magazinë të fishekzjarrëve dhe oxhaqeve në Shkozet.
Fillimisht magazina ka shpërthyer, më pas kanë nisur të përhapen flakët. Sipas informacioneve paraprake të pakonfirmuara ende, zjarri dyshohet se është shkaktuar pasi, për shkak të temperaturave të larta, janë këputur dy kabllo të tensionit të lartë të energjisë elektrike, të cilat dyshohet se kanë rënë mbi magazinë.
Një pjesë e mirë e Durrësit pa energji elektrike, pasi një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje pas shpërthimeve në një magazinë të fishekzjarrëve dhe oxhaqeve në unazën e Shkozetit.
Objekti u përfshi nga flakët, teksa raportohet se në zonë ka pasur shpërthime. Në vendngjarje zjarrfikës dhe forca policie dhe po punohet për shuarjen e zjarrit që kërcënon e 2-3 banesa pranë objektit në flakë.
Zjarrfikësit vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, por po përballen me vështirësi gjatë ndërhyrjes për shkak të materialeve në magazinat e përfshira nga flakët.
Policia ka ndërprerë qarkullimin e automjeteve në aks për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve zjarrfikës dhe shmangur çdo rrezik të mundshëm për qytetarët./tch
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...