Policia publikon statistikat: 79 aksidente dhe mbi 2,800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

09:01 | 30 Korrik 2026
H.E

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e fundit për gjendjen në vend, ku gjatë periudhës së raportuar nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Sipas të dhënave të Policisë, janë raportuar 27 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 52 aksidente me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar 2,831 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Ndërkohë, janë arrestuar 25 persona, 18 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar në vuajtje të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale