Një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Domen të Postribës, në Shkodër, ku një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre.
Sipas informacioneve të A2CNN, në vendngjarje është gjetur një bombol gazi, ndërsa dyshohet se shpërthimi i saj mund të ketë shkaktuar zjarrin.
Gjithashtu burime bëjnë me dije se familja kishte ardhur së fundmi nga Gjermania.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse.
Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...