Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e “AKSHI”-t, është arrestuar në Francë. Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin në Shqipëri, pasi ndaj tij është lëshuar masa “arrest me burg” nga Prokuroria e Posaçme.
Raporohet se Ermal Beqiraj u arrestua në Normandi, në veri të Francës, pasi u konstatua duke fluturuar me një avion të vogël mbi centralin bërthamor në Penly. Mediet raportojnë se ai kishte zbritur nën lartësinë minimale të lejuar në këtë zonë të konsideruar të sigurisë së lartë. Lajmin e ka publikuar “Le Journal du Dimanche” që duke cituar autoritetet zyrtare, shton se menjëherë nisën proceduar e sigurisë ndërsa Forcat Ajrore ngritën një avion për ta inerceptuar.
Beqiraj ka në pronësi kompaninë “Soft & Solution” dhe akuzohet se përfitoi tenderë mbi 1.1 milion euro pas kërcënimeve që i bëri një shoqërie të përfshirë në një nga garat e shumta. Ermal Beqirit i janë sekuestruar 10 pasuri dhe disa llogari bankare, mes të cilave truall e ndërtesa në Vlorë, Tiranë, e Golem, biznese dhe automjet./a2cnn
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...