Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën portuale të Durrësit, ku një kamionist ka pësuar lëndime të shumta, pasi u përplas nga një tjetër automjet i rëndë.
Mediat në Shqipëri raportojnë se shoferi i kamionit, një shtetas nga Kosova, kishte dalë nga kamioni i tij në momentin që u godit befas nga një mjet tjetër transporti.
Goditja e fuqishme i shkaktoi plagë serioze dhe ai u dërgua me shpejtësi në qendrën spitalore, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas mjekëve, gjendja e tij paraqitet kritike.
Forcat e rendit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë filluar veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e kësaj tragjedie, si dhe për të identifikuar faktorët që sollën këtë aksident.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...