Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar për gjendjen e mjedisit në vend, duke publikuar edhe fotografi që paraqesin mbeturina të shpërndara në hapësira publike.
Pacolli ka shprehur shpresën se ministrja e re e Mjedisit (Fitore Pacolli) do të jetë më e vendosur për ta ndryshuar, siç e ka quajtur ai, gjendjen e papranueshme në të cilën ndodhet mjedisi në Kosovë.
“Kemi shumë shpresë që Ministrja e re do të jetë më e vendosur për ta ndryshuar këtë gjendje të papranueshme, ku mjedisi i Kosovës po helmohet dhe po shkatërrohet çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ai ka thënë se ka frikë se po dëmtohet rëndë imazhi i kulturës dhe i vendit, duke ia atribuar këtë mosfunksionimit të institucioneve dhe papërgjegjësisë së atyre që kanë për detyrë ta mbrojnë interesin publik./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...