Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka prezantuar relacionin shpjegues për projektligjin e ri “Për Shërbimet Digjitale në Republikën e Shqipërisë”. Ky iniciativë ligjore ka për qëllim zëvendësimin e kuadrit të vjetruar të tregtisë elektronike dhe ndërtimin e një mjedisi online të sigurt, transparent dhe të parashikueshëm, duke transpozuar pjesërisht Rregulloren (BE) 2022/2065 të Parlamentit Evropian (e njohur si Digital Services Act – DSA).
Inisiativa mbështet përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të integrimit evropian, veçanërisht për Kapitullin 10 (Shoqëria e Informacionit dhe Media) dhe përmbushjen e Agjendës Kombëtare të Reformave 2024–2027.
Objektivat kryesore dhe rregullimi i ndërmjetësve online
Projektligji strukturon përgjegjësitë e ofruesve të shërbimeve ndërmjetëse sipas kategorive specifike — që nga transmetuesit e thjeshtë (mere conduit), ruajtësit e përkohshëm (caching), ofruesit e hostimit (hosting), e deri te platformat online dhe motorët e kërkimit shumë të mëdhenj (VLOPs dhe VLOSEs).
Ndër shtyllat kryesore të këtij kuadri të ri përfshihen:
Mbrojtja e konsumatorëve dhe të miturve: Ndalohet profilizimi i të miturve për qëllime reklamimi dhe kërkohet gjurmueshmëria e tregtarëve në platformat e tregtisë elektronike (e-commerce).
Lufta kundër përmbajtjes së paligjshme: Vendoset mekanizmi i standardizuar “njoftim dhe veprim” (notice and action), si dhe njihet roli i “sinjalizuesve të besuar” (trusted flaggers).
Transparenca e platformave: Obligime për publikimin e raporteve vjetore të moderimit, qartësi mbi algoritmet e rekomandimit dhe etiketime të sakta të reklamave.
“Digjitalizimi i tregut kërkon rregulla të harmonizuara që mbrojnë të drejtat themelore të përdoruesve, pa cenuar lirinë e shprehjes. Projektligji krijon mekanizma të qartë llogaridhënieje për platformat online, duke përputhur Shqipërinë me standardet më të larta të Bashkimit Evropian,” nënvizohet në relacionin shpjegues të projektaktit.
Një nga risitë kryesore të projektligjit është krijimi i funksionit të Koordinatorit të Shërbimeve Digjitale (Digital Services Coordinator – DSC), si autoritet i pavarur përgjegjës për koordinimin ndërinstitucional dhe mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit.
Modeli i propozuar bazohet në praktikat e vendeve anëtare të BE-së (si Gjermania, Italia apo Kroacia), ku rolet mbikëqyrëse ndahen mes autoriteteve kompetente si AKEP, AMA, Komisioneri për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale, Autoriteti i Konkurrencës dhe Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK).
“Koordinatori i Shërbimeve Digjitale do të funksionojë në mënyrë të pavarur, me kompetenca të plota hetimore, sanksionuese dhe monitoruese. Ai do të shërbejë si ura kryesore e bashkëpunimit me autoritetet homologe në BE dhe Komisionin Evropian,” sqaron dokumenti zyrtar.
Struktura e Projektligjit dhe Afatet e Zbatimit
Projektligji përbëhet nga 61 nene të ndara në pesë krerë. Për t’i dhënë kohë tregut dhe institucioneve të përshtaten, zbatimi i tij do të bëhet me faza:
Sipas vlerësimit zyrtar, projektligji nuk sjell efekte financiare të drejtpërdrejta në Buxhetin e Shtetit, pasi mbikëqyrja e platformave shumë të mëdha do të mbështetet edhe nga tarifat mbikëqyrëse që do të mblidhen nga vetë operatorët ekonomikë.
Aktualisht, projektligji po kalon procesin e konsultimit publik dhe vlerësimit teknik me Komisionin Evropian përpara se të kalojë për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë.
/rtsh.al/
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...