Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.
Sipas njoftimit të Qeverisë, në takim janë diskutuar zhvillimet në raportet me Bashkimin Evropian, situata në Ballkanin Perëndimor, si dhe procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kurti ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një qasjeje konstruktive në dialog, duke synuar paqe të qëndrueshme, siguri euro-atlantike, stabilitet afatgjatë dhe fqinjësi të mirë me vendet evropiane.
Gjatë takimit, është diskutuar edhe çështja e kthimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Kurti ka deklaruar se Qeveria e Kosovës insiston në respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve, si dhe në barazinë dhe përfshirjen e të gjitha komuniteteve.
Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të përfaqësojnë të gjitha komunitetet, por të punësuarit duhet të karakterizohen nga profesionalizmi dhe integriteti, përfshirë në polici, gjyqësor dhe prokurori.
Kurti ka thënë se dorëheqjet kolektive të zyrtarëve serbë në veri të vendit kanë dëmtuar përbërjen shumetnike të institucioneve, ndërsa ka shtuar se rruga përpara duhet të përcaktohet nga Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.
Në takim janë trajtuar edhe tema të tjera që lidhen me dialogun, me theks të veçantë në rëndësinë e respektimit të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...