Rastin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në orët e mesditës.
“Sot rreth orës 13:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Baicë të Istogut. Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura dhe, si pasojë, katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova për Arbresh.info.
Rugova bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë për trajtim mjekësor.
Organet e rendit kanë nisur hetime për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te ky aksident.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...