Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim antropologen Janet Reineck dhe pjesëmarrëset në “Kosova Ethno-Tour 2026”.
Duke u uruar mirëseardhje studiueses Janet Reineck dhe pjesëmarrëseve nga vende të ndryshme të botës, nga Evropa deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri në detyrë Kurti i falënderoi për vizitën dhe promovimin e Republikës së Kosovës.
Mysafiret janë profesioniste të fushave të ndryshme, si inxhinieria e mjedisit, planifikimi urban, shëndetësia, arsimi, financat, ekonomia, teknologji e informacionit etj.
Diskutimi ishte i hapur dhe interaktiv, me një mori temash, përfshirë të drejtat e njeriut, arsimin, kulturën, shërbimet, teknologjinë, bujqësinë dhe ekonominë. Një pjesë e diskutimit u përqendrua edhe te mërgata, si ambasadore kryesore e Republikës së Kosovës./Arbresh.info

Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...