FIFA ka publikuar formacionin ideal të Kampionatit Botëror 2026, i cili u fitua nga Spanja pas triumfit 1:0 ndaj Argjentinës në finale.
“Furia e Kuqe” e mbylli turneun pa humbje, me shtatë fitore dhe një barazim, atë ndaj Kepit të Gjelbër në ndeshjen hapëse, ndërsa gjatë gjithë Botërorit pranoi vetëm një gol, në çerekfinale kundër Belgjikës.
Megjithatë, befasia më e madhe është mungesa e dy mbrojtësve spanjollë, Pau Cubarsi dhe Aymeric Laporte.
Cubarsi u shpall lojtari më i mirë i ri i turneut, ndërsa Laporte zhvilloi paraqitje shumë të mira gjatë gjithë Botërorit, por asnjëri nuk u përfshi në formacionin ideal.
Në portë është përzgjedhur Vozinha i Kepit të Gjelbër, duke lënë jashtë Unai Simonin, fituesin e çmimit “Doreza e Artë” si portieri më i mirë i turneut.
Në qendër të mbrojtjes janë përzgjedhur Lisandro Martinez i Argjentinës dhe Dayot Upamecano i Francës, ndërsa krahët mbulohen nga Pedro Porro dhe Marc Cucurella.
Në mesfushë vendin e kanë zënë fituesi i çmimit për lojtarin më të mirë të Botërorit, Rodri, së bashku me Michael Olise dhe Jude Bellingham.
Ndërkohë, treshja sulmuese përbëhet nga Lionel Messi, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, i cili e mbylli turneun si golashënuesi më i mirë me 10 gola./Arbresh.info
Formacioni ideal i Botërorit 2026 sipas FIFA-s:
Portier: Vozinha
Mbrojtës: Pedro Porro, Lisandro Martinez, Dayot Upamecano, Marc Cucurella
Mesfushorë: Rodri, Michael Olise, Jude Bellingham
Sulmues: Lionel Messi, Erling Haaland, Kylian Mbappe.

Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...