Yll Limani dhe Përparim Rama dhurojnë instrumente për Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”

12:54 | 22 Korrik 2026
E H

Këngëtari i njohur Yll Limani, në bashkëpunim me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, kanë dhuruar instrumente muzikore për nxënësit e Shkollës së Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

Ky donacion synon të përmirësojë kushtet e mësimit dhe t’u ofrojë të rinjve mundësi më të mira për zhvillimin e talentit të tyre artistik. Instrumentet e reja pritet të shërbejnë për procesin mësimor dhe aktivitetet muzikore të shkollës.

Gjatë aktivitetit, u theksua rëndësia e investimit në edukimin artistik dhe mbështetja e brezave të rinj, duke vlerësuar muzikën si një pjesë të rëndësishme të zhvillimit kulturor të vendit.

Ky gjest u mirëprit nga drejtuesit e shkollës dhe nxënësit, të cilët shprehën mirënjohjen për kontributin që do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për mësim dhe praktikë muzikore./Arbresh.info