Lamine Yamal ka ironizuar mesfushorin argjentinas Leandro Paredes pas incidenteve që shoqëruan fundin e finales së Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës.
Gjatë paradës së festimeve në Madrid, ku rreth dy milionë tifozë dolën në rrugë për të përshëndetur kampionët e botës, talenti i Barcelonës u pa duke reaguar me humor ndaj një pankarte të hedhur nga tifozët.
Në pankartë shkruhej: “Velada del Año VII: Paredes vs Gavi”, një referencë ndaj eventit të njohur të boksit mes personazheve publikë në Spanjë, duke bërë shaka me përplasjen fizike mes Leandro Paredes dhe Gavit pas finales.
19-vjeçari e priti me buzëqeshje pankartën dhe u duk se e shijoi plotësisht batutën gjatë paradës me autobusin e hapur.
Yamal ishte një nga protagonistët e festimeve, duke marrë edhe mikrofonin për të kënduar këngë të Bad Bunny së bashku me mikun dhe bashkëlojtarin e tij te Spanja, Nico Williams.
Atmosfera festive në Madrid ishte në kontrast të plotë me skenat kaotike që ndodhën vetëm 24 orë më parë në stadiumin “MetLife” në New Jersey.
Pas fitores 1-0 të Spanjës, disa futbollistë të Argjentinës humbën kontrollin.
Leandro Paredes ishte në qendër të përleshjeve, pasi u pa duke e kapur për fyti Eric Garcian dhe më pas duke e shtyrë Gavin në tokë.
Sipas raportimit, mesfushori i Boca Juniors u ndëshkua me karton të kuq, edhe pse më vonë deklaroi se skuadra e tij kishte reaguar në mënyrën e duhur duke marrë parasysh rrethanat.
Pavarësisht pamjeve të incidentit, Paredes mbrojti qëndrimin e Argjentinës në një postim në rrjetet sociale.
“Faleminderit, Argjentinë! Të dua sot dhe gjithmonë. Sot po shkruaj me zemër të rënduar, sepse nuk arritëm t’i sillnim vendit tonë gëzimin që e meritonte kaq shumë, por me kraharor plot krenari, sepse dhamë gjithçka që kishim”, shkroi ai.
Edhe Enzo Fernandez, i cili është kritikuar shumë pas finales, mbrojti mënyrën se si u soll skuadra argjentinase.
“Me kalimin e kohës e kupton se ekziston diçka shumë më e madhe se rezultati.
Kjo të mëson se të garosh nuk do të thotë vetëm të fitosh, por të japësh gjithçka për fanellën dhe të mos dorëzohesh kurrë.
Të jem pjesë e këtij grupi, që gjithmonë është ngritur në këmbë, ka luftuar deri në fund dhe i ka mbrojtur këto ngjyra me krenari, përulësi dhe përkushtim, është diçka që do ta vlerësoj gjithmonë.
Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët argjentinas. Faleminderit që keni qenë gjithmonë pranë nesh”, u shpreh Fernandez.
😂 ¡OJO a este momento en la rúa! 😂
🥊 El público tira una pancarta que pone ‘Velada del Año VII: Paredes Vs Gavi’ y la reacción de Lamine es clara:
😉 “Nos vemos”. pic.twitter.com/a7l2ViGsq4
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) July 20, 2026
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...