Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Ed Milibandin për emërimin në postin e sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar.
Përmes një postimi në X, Konjufca i ka uruar sukses në detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në thellimin e miqësisë dhe partneritetit afatgjatë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Urime për Ed Miliband për emërimin tuaj si Sekretar i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. Ju uroj shumë sukses në rolin tuaj të ri dhe mezi pres të punojmë së bashku për të thelluar më tej miqësinë dhe partneritetin e kahershëm mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, tha ai.
Congratulations to @Ed_Miliband on your appointment as the UK’s Foreign Secretary. I wish you every success in your new role and look forward to working together to further deepen the longstanding friendship and partnership between the Republic of Kosova and the United Kingdom.…
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) July 20, 2026
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...